Ekip
26 Gusht 2020•Përditësim: 26 Gusht 2020
Sekretari i Shtetiti i SHBA-ve, Mike Pompeo, ka bërë të ditur se me Princin e Kurorës së Bahreinit, Salman bin Hamad Al Khalifa, diskutoi rëndësinë e unitetit të Gjirit dhe përpjekjet për të kundërshtuar "ndikimin e dëmshëm" të Iranit në rajon, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Ne kemi diskutuar për rëndësinë e ndërtimit të paqes dhe stabilitetit rajonal, përfshirë rëndësinë e unitetit të Gjirit dhe kundërveprimit të ndikimit të dëmshëm të Iranit në rajon", shkroi Pompeo në rrjetet sociale.
Kryediplomati amerikan mbërriti në Bahrein mbrëmë vonë duke ardhur nga Sudani në kuadër të turneut rajonal që përfshin vizita në Izrael dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët së fundmi nënshkruan një marrëveshje normalizimi të sponsorizuar nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.
Grupet palestineze, përfshirë Autoritetin Palestinez, kanë denoncuar marrëveshjen midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit, duke theksuar se kjo nuk i shërben çështjes palestineze dhe injoron të drejtat e palestinezëve.