Bota

Poloni, disa të vdekur nga goditja e rrufesë

Shërbimi pyjor i shpëtimit njoftoi se disa persona kanë humbur jetën nga goditjet e rrufesë në vargmalet Tatra në jug të Polonisë

Ekip   | 22.08.2019
Poloni, disa të vdekur nga goditja e rrufesë

Varshavë

Disa persona e kanë humbur jetën nga goditja e rrufesë në Poloni, si dhe disa të tjerë janë lënduar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shërbimi pyjor i shpëtimit njoftoi se disa persona e kanë humbur jetën nga goditjet e rrufesë në vargmalet Tatra në jug të Polonisë.

Ekipet e shpëtimit janë nisur në majën e malit Giewont, ku grupi i turistëve, në mesin e të cilëve kishte edhe fëmijë, u përfshi nga moti i keq i ndjekur me vetëtima.

Televizioni TVN24 publikoi pamjet ku shihen shpëtimatarët të cilët përpiqen me helikopter të mbërrijnë deri në majën e malit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın