Bota

Japonia zhvillon stërvitjen më të madhe ushtarake vjetore

Japonia synon të forcojë kapacitetet e saj ushtarake me rritjen e buxhetit të mbrojtjes

Riyaz ul Khaliq  | 22.08.2019 - Përdıtësım : 22.08.2019
Japonia zhvillon stërvitjen më të madhe ushtarake vjetore

Ankara

Forcat japoneze filluan stërvitjet ushtarake në malin Fuji përgjatë Oqeanit Paqësor në jug të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Stërvitjet e drejtpërdrejta me armë zjarri nga Forcat e Mbrojtëse Tokësore të Japonisë në terrenet e trajnimit në prefekturën Shizuoka do të vazhdojnë për katër ditë, raportoi e përditshmja "Japan Today".

Një total prej 2.400 ushtarë japonezë, 80 tanke dhe mjete të blinduara, 60 armë të rënda dhe 20 helikopterë do të marrin pjesë në stërvitjet këtë vit, të cilat mbahen çdo vit që nga viti 1961.

Qeveria e udhëhequr nga Partia Liberale ndërmerr hapa për të "rritur rolin e ushtrisë dhe për të rritur buxhetin e mbrojtjes", shtoi e përditshmja.

"Një gamë avionësh, artilerie, tanke dhe helikopterësh qëlluan mbi objektiva. Personeli tokësor gjuajti me artileri, helikopterë që fluturonin sipër", thuhet më tej.

Personat e përzgjedhur përmes një sistemi të shortit janë ftuar të shikojnë stërvitjet, përndryshe ato janë të mbyllura për publikun.

Stërvitja 4-ditore ushtarake është ngjarja më e madhe vjetore e organizuar nga forcat e mbrojtjes së Japonisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.