Mehmet Alaca
19 tetor 2022•Përditësim: 20 tetor 2022
Policia letoneze ka nisur një hetim kundër ish-Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, transmeton Anadolu Agency (AA).
Hetimi është hapur për rolin e tij në falimentimin e PNB Banka, një prej bankave komerciale më të vjetra në Letoni, raportoi Politico duke cituar gazetën daneze Borsen.
Në hetim janë përfshirë edhe ish-drejtues të bankës.
Është raportuar një boshllëk prej rreth 140 milionë eurosh në asetet e bankës.
Zëdhënësi i Rasmussen-it nuk pranoi të komentojë mbi këtë çështje.
Para se të drejtonte NATO-n, Rasmussen shërbeu si kryeministër i Danimarkës në periudhën 2001-2009.