Hacer Başer
22 Shkurt 2017•Përditësim: 22 Shkurt 2017
JERUSALEM (AA) - Forcat izraelite rrënuan shtëpinë e një palestinezi në veri të Jerusalemit Lindor nën pretekstin se ishte ndërtuar në mënyrë të paligjshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Pronari i shtëpisë Luey Abu Ramuz u shpreh për AA se policia izraelite erdhi e shoqëruar nga përfaqësues të komunës dhe se ata bastisën shtëpinë dhe i detyruan të dalin jashtë.
Ai theksoi se me gruan dhe pesë fëmijët jetojnë në atë shtëpi për shtatë vjet.
"Na nxorrën me dhunë nga shtëpia. Nuk na lejuan as të marrim sendet tona. Fëmijët tentuan të hynë brenda për t'i marrë librat dhe fletoret e shkollës. U detyruam të shikojmë se si e rrënojnë shtëpinë tonë", thotë palestinezi.
Ai thotë se tani nuk kanë vend se ku të jetojnë. Abu Ramuz tha se për lejen e ndërtimit kanë dhënë shumë të holla, por se kjo nuk kishte rëndësi.