Bota

Policia izraelite arreston guvernatorin e Kudsit

"Guvernatori u arrestua gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në lagjen Silvan të Kudsit", tha në një deklaratë Shoqata e të Burgosurve Palestinezë

Aness Suheil Barghoti  | 14.10.2019 - Përdıtësım : 15.10.2019
Policia izraelite arreston guvernatorin e Kudsit

Kuds
Policia izraelite ka arrestuar guvernatorin e Kudsit, Adnan Ghaith, gjatë ndërhyrjes në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, sipas një OJQ-je palestineze, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Guvernatori u arrestua gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në lagjen Silvan të Kudsit", tha në një deklaratë Shoqata e të Burgosurve Palestinezë.

Forcat izraelite poashtu arrestuan dhe Shadi Mutour, sekretarin e Përgjithshëm të Fatahut në Kuds, në një bastisje tjetër në shtëpinë e tij, thuhet më tej.

Mbetet e paqartë arsyeja e arrestimeve, kurse policia izraelite akoma nuk është prononcuar zyrtarisht rreth rastit.

Kudsi mbetet thelbi i konfliktit disa dekadësh në Lindjen e Mesme, për të cilin palestinezët shpresojnë që një ditë, Kudsi Lindor, i pushtuar nga Izraeli që në vitin 1967, mund të bëhet kryeqytet i shtetit të Palestinës.

Sipas të drejtës ndërkombëtare, Kudis Lindor dhe Bregu Perëndimor vazhdojnë të konsiderohen si "territore të pushtuara", si dhe të gjitha ndërtimet e lagjeve të kolonëve i konsideron si të paligjshme.






Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.