Bota, Shëndetësi

Policia britanike ndërhyn në protestën kundër vaksinimit

Pjesëmarrësit protestuan ndaj përpjekjeve të qeverisë për ta bërë vaksinën kundër COVID-19 të detyrueshme si kusht për hyrje në disa objekte biznesi

Bilal Acar   | 25.07.2021
Policia britanike ndërhyn në protestën kundër vaksinimit

Londër

Policia në Londër ka ndërhyrë në një protestë të organizuar dje nga kundërshtarët e masave kufizuese dhe vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Anëtarët e grupit “StandUpX” u mblodhën në sheshin "Trafalgar", duke mbajtur banderola me mbishkrimin “Jo vaksinimit, jo karantinës”, “Duart larg fëmijëve tanë” dhe “Qeveria po gënjen”.

Pjesëmarrësit protestuan ndaj përpjekjeve të qeverisë për ta bërë vaksinën kundër COVID-19 të detyrueshme si kusht për hyrje në disa objekte biznesi.

Pas disa fjalimeve, demonstruesit marshuan te Zyra e Kryeministrit. Në rrugën ku ndodhet zyra, ata hodhën topa tenisi, shishe dhe pishtarë, duke u përpjekur të thyejnë barrikadat.

Disa protestues u arrestuan pasi injoruan paralajmërimet e policisë për t'u shpërndarë.

Dhjetëra persona janë ndaluar gjatë protestave të organizuara nga grupi në javët e fundit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın