Shëndetësi, Koronavirusi

OBSH miratoi vaksinën kineze Sinopharm për përdorim emergjent

Sinopharmbëhet vaksina e gjashtë që ka marrë vlerësimin e OBSH-së për sigurinë, efikasitetin dhe cilësinë

Ekip  | 07.05.2021 - Përdıtësım : 08.05.2021
OBSH miratoi vaksinën kineze Sinopharm për përdorim emergjent

Gjenevë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) miratoi vaksinën kineze Sinopharm kundër koronavirusit të ri (COVID-19) për përdorim urgjent, duke aprovuar vaksinën që do të jepet globalisht, raporton Anadolu Agency (AA).

"Këtë pasdite, OBSH-ja miratoi përdorimit urgjent të Sinopharm-it, vaksinën e Pekinit kundër COVID-19, duke e bërë atë vaksinën e gjashtë që ka marrë vlerësimin e OBSH-së për sigurinë, efikasitetin dhe cilësinë", tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Ghebreyesus gjatë një uebinari.

Vaksina Sinopharm prodhohet nga Bio-Instituti i Produkteve Biologjike Co Ltd, një filial i Grupit Kombëtar kinez Biotec.

"Përfshirja e kësaj vaksine ka potencialin për të përshpejtuar qasjen e vaksinave kundër COVID-19 për vendet që kërkojnë të mbrojnë punonjësit shëndetësorë dhe popullatat në rrezik", tha Mariangela Simao, ndihmës-drejtorja e përgjithshme e OBSH-së për Qasjen në Produktet Shëndetësore.

"Ne i bëjmë thirrje prodhuesit të marrë pjesë në programin COVAX dhe të kontribuojë në qëllimin e shpërndarjes më të drejtë të vaksinave", shtoi ajo.

Lista e përdorimit emergjent të OBSH-së është një parakusht për furnizimin e vaksinave me anë të mekanizmit COVAX.

Kjo gjithashtu ua mundëson vendeve të shpejtojnë miratimin e tyre rregullator për të importuar dhe administruar vaksinat kundër COVID-19.

Gjatë përfshirjes në listë vlerësohet cilësia, siguria dhe efikasiteti i vaksinave kundër COVID-19, si dhe planet e menaxhimit të rrezikut dhe përshtatshmërinë programore.

Vlerësimi kryhet nga grupi i vlerësimit të produktit, i përbërë nga ekspertë rregullatorë nga e gjithë bota dhe Grupi Këshilldhënës Teknik (TAG).

Sipas OBSH-së, TAG është përgjegjës për kryerjen e vlerësimit për një rekomandim të pavarur nëse një vaksinë mund të renditet për përdorim emergjent dhe, nëse po, në cilat kushte.

"Produkti Sinopharm është një vaksinë e inaktivuar e quajtur vaksina SARS-CoV-2 (Vero Cell)", thonë nga OBSH.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın