Emre Aytekin
11 Janar 2017•Përditësim: 11 Janar 2017
ANKARA (AA) - Zyrtarët brazilianë kanë deklaruar se stadiumi historik Maracana në të cilin u mbajtën ceremonia e hapjes dhe e mbylljes së Lojërave Olimpike 2016, është plaçkitur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një lajmi të gazetës O Globo në Rio de Janerio, zyrtarët e futbollit të këtij qyteti kanë pohuar se në stadiumin i cili ka qëndruar i mbyllur që prej përfundimit të lojërave olimpike kanë hyrë persona të panjohur. Zyrtarët kanë konfirmuar se grabitësit kanë marrë ekranet në fushë, pajisjet e fikjes së zjarrit, tubacionet ujitëse si dhe bustin e njërit prej gazetarëve më të njohur të sportit, Mario Filho i cili ndodhej në stadium.