Betül Yürük
17 Prill 2018•Përditësim: 17 Prill 2018
NEW YORK (AA) - Organizata terroriste PKK/PYD-YPG ushtron tortura dhe dhunë seksuale, ashtu siç është theksuar edhe në raportet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), tha Përfaqësuesi i Përhershëm i Turqisë në OKB, Güven Begeç, raporton Anadolu Agency (AA).
Këto komente Begeç i bëri në një seancë në Këshillin e Sigurimit në lidhje me dhunën seksuale gjatë konflikteve të armatosura.
Begeç tërhoqi vëmendjen në incidentet e dhunës seksuale "tmerruese" të kryer nga regjimi sirian dhe organizatat terroriste si DEASH dhe PKK/PYD-YPG, që janë përfshirë edhe në raporte të OKB-së.
Një raport i Komisionit të Pavarur Hetimor Ndërkombëtar për Sirinë pranë OKB-së tregoi se SDF, emër tjetër me të cilin mbulohet PYD/PKK, ka ushtruar dhunë ndaj meshkujve që ka kapur në Raka, u ka djegur organet seksuale ose i kanë kërcënuar me djegie, rikujtoi Begeç.