Mahmoud Barakat
04 Mars 2019•Përditësim: 04 Mars 2019
Pesë të vdekur është bilanci i përplasjes së një helikopteri në krahinën Chaharmahal dhe Bakhtiari në jugperëndim të Iranit, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndihmësi i guvernatorit për çështje të sigurisë, Jafar Moradi, tha se helikopteri u rrëzua në fshatin Sarteshniz.
Në një deklaratë të tij, të cilën e citon agjencia iraniane e lajmeve IRNA, Moradi thotë se helikopteri i përkiste Universitetit të Shkencave Mjekësore të Iranit, dhe se në kohën kur udhëtonte, ishte në rrugë për të ndihmuar një grua shtatzënë.
Shkaku i aksidentit akoma është i panjohur.