Amina Zorniç
29 Nëntor 2016•Përditësim: 29 Nëntor 2016
ROMË (AA) – Italianja Emma Morano, personi i fundit i gjallë për të cilën dihet se ka lindur në shekullin e 19-të, sot kremtoi ditëlindjen e 117-të, transmeton Anadolu Agency (AA).
Morano e cila ka lindur më 29 nëntor të vitit 1899, është personi më i vjetër në botë i regjistruar edhe në librin Guines të rekordeve, thekson gazeta britanike “The Guardian”.
“Ha dy vezë në ditë, dhe kjo është ajo. Edhe biskota. Nuk i ha plotësisht sepse nuk kam dhëmbë”, tha Emma Morano. Morano e cila është më e vjetra nga tetë fëmijët që ka mbijetuar, tha se shpesh herë e vizitojnë shumë turistë në shtëpinë e saj në Italinë veriore në Verbani.