ANKARA (AA) - Donald Trump, fituesi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA gjatë fushatës parazgjedhore pati fjalime të ashpra. Për shkak të qëndrimeve të tij ai u bë objekt i kritikave dhe shprehjeve ofenduese nga shumë persona të famshëm dhe politkanë. Trump pritet që edhe gjatë periudhës së presidencës të vazhdojnë këto debate, raporton Anadolu Agency (AA).
Mundësia e presidencës së Trump që u cilësua nga politikanë të lartë si "shqetësuese, fatkeqësi kombëtare, kërcënim serioz", edhe nga çarqet e artistëve u kritikua në po të njëjtën mënyrë duke e krahasuar me liderin nazist gjerman Adolf Hitler.
Në periudhën e Trump i cili shpesh herë është akuzuar për "racizëm, armiqësi kundër të huajve dhe grave" ka një kuriozitet se në çfarë mënyrë do të ndiqet politika amerikane dhe politika e saj e jashtme.
Kritikat nga çarqet politike
Në e-mailet e ish Sekretarit të Shtetit Colin Powell të publikuara në muajin shtator Trump duke u akuzuar për fomimin e aleancës me racistët, për vënien në diskutimin nëse ka lindur apo jo në SHBA presidenti amerikan Barack Obama është parë të cilësohej si "burim turpërues për vendin dhe një fatkeqësi kombëtare".
Ndërsa Zv/presidenti amerikan Joe Biden në një fjalim të mbajtur në muajin shtator në fushatën parazgjedhore në mbështetje të kandidates për presidente të Demokratëve ish Sekretares Hillary Clinton e kishte akuzuar biznesmenin miliarder Trump si "injorant në politikën e jashtme dhe se përbënte një kërcënim për politikën e jashtme të SHBA-ve".
Biden për Trump që e akuzoi "plotësisht të pa informuar" nga politika e jashtme ka thënë "mendoni pak që këtij njeriu ti jepen kodet e armëve bërthamore".
Ndërsa Barack Obama në një deklaratë të bërë në muajin gusht për Trump i cili tërhoqi vëmendjen me retorika anti-muslimane duke vënë në dukje se nuk do ti shkonte për shtati kolltukut të presidentit kishte vlerësuar se "kandidati i Republikanëve nuk ka aftësinë për të qeverisur presidencën e vendit" ku gjithashtu Obama ishte shprehur se "Trump në çdo fjalim të tijin këtë e vërteton edhe njëherë".
Pas zbulimit të regjistrimit të videos ku Trump thotë fjalë të ulëta dhe me sharje në lidhje me gratë, Obama duke rritur dozën e kritikave pati thënë se Trump në mungesë të besimit po përpiqet të lartësonte veten e tij duke fyer të tjerët.
Ndër të tjera duke vënë në dukje se fjalët e Trump nuk mund të përmenden në një ambient ku janë të pranishëm fëmijët Obama ka thënë: "Nën të njëjtën gjë edhe me pakicat, emigrantët, me anëtarët e feve të tjera, tallet me personat me aftësi të kufizuara, fyen ushtarët dhe veteranët tanë. Kjo tregon se ai e ndien veten aq pa besim saqë lartëson veten duke ulur të tjerët. Unë kategorikisht nuk propozoj që një karakter i tillë të gjendet në Zyrën Ovale".
%2FUntitled-1-0134234234.jpg)
Përngjasja me Hitlerin nga presidenti i Meksikës
Ndërsa presidenti meksikan Enrique Pena Nieto, e ka përngjarë Trumpin me liderin nazist gjerman Adolf Hitler, për arsyen se Trump gjatë fushatës parazgjedhore tha se do të ngrejë një mur mes SHBA-ve dhe Meksikës dhe se do të "mbyllte rrjedhën e parave".
Nieto në një intervistë të publikuar në gazetën Excelsior në Meksikë tha se deklaratat e Trump janë shumë të prera. "Edhe Mussolini dhe Hitleri kështu kanë ardhur", ka thënë Nieto.
Gjithashtu edhe në shkrimin kritikues të librit "Hitleri: Lartësimi 1889-1939" i cili mban nënshkrimin e Michiko Kakutani në New York Times, pretendohej se Trump krahasohej me Hitlerin dhe se ky shkrim kishte ngjallur debate.
Reagime të shumta kundër Trump nga persona të famshëm
Një prej aktoreve të famshme të Hollywoodit Jennifer Lawrence në një program televiziv tha se "nëse Trump zgjidhet do të thotë se ka ardhur fundi i botës", ndërsa në një program tjetër ajo hapur ka sharë Trumpin.
Gjithashtu edhe Stephen King në një intervistë në gazetën Washington Post tha se "Para së gjithash mua më frikëson më shumë presidenca e Trumpit".
King në median sociale gjatë prezantimit të kandidaturës së Trump kritikoi Republikanët me shprehjet "Përgëzime Republikanë! Jeni duke paraqitur kandidat një racist të ndishëm, i cili ka butësinë e një fëmije 3 vjeçar".
Këngëtarja dhe aktorja Cher deklaroi se nëse Trump zgjidhet president ajo zgjidhjen do ta gjente duke u transferuar në Jupiter.
Ndërsa pas fitores së Trumpit në zgjedhjet presidenciale, Cher në një publikim në Twitter duke e krahasuar me periudhën e re të Gjermanisë naziste të viteve 1930 ajo tha: "Edhe sikur të fitojë do të vazhdojë të jetë ende ai që është. Hakmarrës dhe frikacak! Ashtu si në Gjermaninë e viteve 30-ta. Zemërim dhe tërbim, ka konsumuar vlerat tona amerikane".
Aktori Ben Stiller ishte në mesin e atyre që e kanë kritikuar Trumpin. Duke përngjasur Trumpin me karakterin e njeriut të keq në filmin "arma e zhveshur" Steiller tha se "Unë atë nuk e marr seriozisht por vërej disa njerëz që e marrin seriozisht. Kjo më tingëllon si çmenduri".
Edhe J.K. Rowling shkrimtarja britanike me famë botërore e librave të prezantuar tek Harry Potter për Trumpin tha se "ai është edhe më i keq se Voldemort".
Aktori George Clooney deklaroi për Trump se "ai ishte vetëm një njeri oportunist. Ndërsa tani e shikojmë se është një racist dhe ksenofobik".
Ndërkohë aktori Johnny Depp për shprehjet diskriminuese e ka cilësuar Trumpin si "një fëmijë të llastuar".
"Budalla, i pamatur, derr, qen, rrugaç"
Ndërsa kritikat më të rënda ndaj Trumpit i cili do të jetë president i SHBA-ve në katër vitet e ardhshme kanë ardhur nga aktori i nderuar me çmimin Oscar, Robert De Niro. Ai në një video për të nxitur votimin në zgjedhjet presidenciale të SHBA duke pretenduar se Trump nuk di çfarë thorë ka thënë: "Flet rreth dërshirës se si kërkon të qëllojë me grusht fytyrat e njerëzve? Në rregull, do të doja ta qëlloja me grusht fytyrën e tij".
Duke përdorur për Trumpin fjalët "Budalla, i pamatur, derr, qen, rrugaç" De Niro në fjalimin e tij pretendon se "Trump nuk ishte personi që do të mund të drejtonte SHBA-të".
"Më nervozon që ky vend të lejojë që ky idiot, njeri i trashë të arrijë në pozicionin ku ndodhet. A është ai njeriu që dëshirojmë për president? Nuk besoj. Më intereson drejtimi i këtij vendi dhe jam shumë, shumë i shqetësuar nga mundësia për të shkuar drejt një drejtimi të gabuar me një si Donald Trump", tha mes tjerash aktori De Niro.
news_share_descriptionsubscription_contact
