Tuba Şahin
28 Janar 2021•Përditësim: 29 Janar 2021
Duke filluar nga 1 shkurti, udhëtarëve që marrin fluturime për në Gjermani do t'u kërkohet të mbajnë maska FFP2, KN95, N95 ose kirurgjikale, njoftoi sot Turkish Airlines, transmeton Anadolu Agency (AA).
Vendimi u mor në përputhje me rregullat e autoriteteve gjermane, shkroi aviotransportuesi turk në Twitter.
Javën e kaluar, qeveria e koalicionit e kancelares gjermane Angela Merkel vendosi të zgjasë bllokimin e ashpër deri më 14 shkurt, si një masë paraprake për të frenuar mutacionin më ngjitës të koronavirusit.
Gjermania aktualisht ka numrin e pestë më të lartë të infeksioneve me koronavirus në Evropën Perëndimore, pas Britanisë, Francës, Spanjës dhe Italisë.