Ethem Emre Özcan
31 Maj 2023•Përditësim: 02 Qershor 2023
Kanë rifilluar fluturimet mes Venezuelës dhe Sirisë pas një ndërprerjeje që zgjati 12 vite, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të agjencisë siriane të lajmeve SANA, avioni i pasagjerëve i Venezuela Airlines, i cili u ngrit nga aeroporti i Caracasit në kryeqytet, u ul në aeroportin e Damaskut në mesditë.
Gjithsej 102 persona ishin në aeroplan, duke përfshirë disa zyrtarë të lartë dhe anëtarë të medias nga Venezuela.
Ndërsa fluturimet midis Venezuelës dhe Sirisë do të rifillojnë pas një ndërprerjeje prej 12 vitesh, çdo 15 ditë do të kryhen fluturimet reciproke mes Caracasit dhe Damaskut.