Paris, protestë kundër dhunës ndaj popullit të Gazës
Protestuesit mbanin në duar flamuj palestinezë dhe kërkuan armëpushim të menjëhershëm në Gaza

Ankara
Në kryeqytetin e Francës, Paris, u mbajt një protestë me qëllim për të dënuar dhunën ndaj popullit të Gazës, raporton Anadolu.
Protesta e solidaritetit e quajtur "Vija e Kuqe për Gazën" u mbajt Paris me thirrjen e "Amnesty International France", të organizatës "Amnesty International".
Në marshimin që filloi nga stacioni i metrosë Belleville, demonstruesit veshën rroba të kuqe dhe protestuan kundër dhunës ndaj popullatës civile në Gaza.
Gjithashtu, protestuesit mbanin në duar flamuj palestinezë dhe kërkuan armëpushim të menjëhershëm në Gaza.