Barış Seçkin
14 Shkurt 2025•Përditësim: 15 Shkurt 2025
Lideri shpirtëror i katolikëve dhe kreu i Vatikanit, Papa Françesku, është dërguar në spitalin Gemelli të Romës për shkak të bronkitit, nga i cili vuante prej disa kohësh transmeton Anadolu.
"Papa Françesku pas pritjeve të tij sot në mëngjes u shtrua në spitalin Gemelli për disa analiza të nevojshme dhe për të vazhduar trajtimin e tij të bronkitit në spital", njoftoi Zyra e Shtypit e Vatikanit.
Agjencia italiane ANSA në lajmin e saj të cilin e bazon në burime pranë Papa Françeskut raportoi se trajtimi në spital i Papës mund të zgjasë pesë ditë.
Papa Françesku, 88-vjeç, i cili vuante nga bronkiti që nga fillimi i muajit, deklaroi se kishte bronkit. Ai në dy aktivitete publike më 9 dhe 12 shkurt nuk mundi të mbante fjalimet e tij, duke u shprehur se kishte vështirësi në frymëmarrje dhe kërkoi nga ndihmësit e tij t'i lexonin ato.
Papa u trajtua për herë të fundit dy herë në spitalin Gemelli në vitin 2023, një herë për vështirësi në frymëmarrje dhe një herë për një operacion për vendosjen e një proteze në murin e barkut.