Ekip
09 Tetor 2016•Përditësim: 09 Tetor 2016
VATIKAN (AA) - Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku ka emëruar 17 kardinalë të rinj, duke përfshirë 13 nga kardinalët e rinj nën moshën 80 vjeçare, të cilët kanë të dejtën e zgjedhjes së Papës së ri, raporton Anadolu Agency (AA).
Tre nga kardinalët e rinj vijnë nga SHBA-të, ndërsa një nga Italia dhe të tjerët janë nga Afrika, Oqeania, Azia dhe vendet e Amerikës Latine.
Papa Françesku ka theksuar se 17 kardinalët e rinj zyrtarisht do të bëhen kardinalët në mbledhjen zyrtare të Kolegjit të Kardinalëve më 19 nëntor, në prag të përfundimit të Vitit të Shenjtë të mëshirës.
Kardinali në kierarkinë katolike paraqet funksionin më të lartë të kishës pas Papës.