Barış Seçkin
28 Shtator 2016•Përditësim: 28 Shtator 2016
VATIKAN (AA) - Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku ka dënuar sulmet ndaj civilëve në Halep. Ai u dërgoi mesazh të gjithë atyre që janë përgjegjës për këto sulme duke ua rikujtuar se me siguri do të japin llogari para Zotit për veprimet e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
Në fjalën e tij gjatë pranimit të rregullt javor në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Françesku komentoi rreth ngjarjeve në Siri dhe sulmet në Halep.
"Mendimet e mia edhe një herë janë me Sirinë e shkatërruar. Vazhdoj të marrë lajme alarmante në lidhje me vuajtjet e njerëzve në Halep. Dua të them se bashkëndjej dhimbjen e tyre dhe se me shpirt dhe lutje jam me popullin e Sirisë", ka thënë Papa Françesku.