Bota, Ekonomi

Panasonic planifikon të ofrojë opsionin "3 ditë pushim" në javë

Shefi Ekzekutiv (CEO) i Panasonic, Yuki Kusumi, në një konferencë për shtyp online tha se do të jenë në gjendje të zbatojnë një plan për opsionin "pushim 3 ditë në javë"

Ahmet Furkan Mercan  | 10.01.2022 - Përdıtësım : 11.01.2022
Panasonic planifikon të ofrojë opsionin "3 ditë pushim" në javë

Tokio

Gjigandi japonez i elektronikës, Panasonic, njoftoi se do të jetë në gjendje të ofrojë një "opsion pushim treditor" duke kaluar në një sistem pune katërditor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shefi Ekzekutiv (CEO) i Panasonic, Yuki Kusumi, në një konferencë për shtyp online tha se do të jenë në gjendje të zbatojnë një plan për opsionin "pushim 3 ditë në javë".

Duke theksuar se mbështesin rritjen e diversitetit në stilet e biznesit, Kusumi tha se mund t'u ofrojnë punonjësve të tyre mundësinë për të kryer punë shtesë, punë akademike dhe projekte vullnetare.

"Ne kemi punonjës me karaktere dhe aftësi të ndryshme. Si kompani, ne kemi përgjegjësinë për të vendosur një ekuilibër midis jetës dhe punës", tha Kusumi.

Duke deklaruar se në kuadër të planit planifikojnë të inkurajojnë më shumë punëtorë që të punojnë nga shtëpia, Kusumi tha se do të zhvillohen negociata të nevojshme me sindikatat e punëtorëve brenda kompanisë për të adresuar këto mundësi.

Në Japoni, qeveria u bëri thirrje kompanive kombëtare që t'u jepet mundësia të "punojnë 3 ditë në javë sipas dëshirës", si pjesë e objektivave të reformës financiare kundër COVID-19.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın