Bota

"Pamjet e ndërhyrjes së policisë ndaj refugjatëve në Paris janë tronditëse"

Komisionarja për të drejtat e njeriut e Këshillit të Evropës, Dunja Mijatoviç, i ka cilësuar si tronditëse pamjet e ndërhyrjes së policisë franceze ndaj refugjatëve në Paris

Yusuf Özcan  | 25.11.2020 - Përdıtësım : 25.11.2020
"Pamjet e ndërhyrjes së policisë ndaj refugjatëve në Paris janë tronditëse"

Paris

Komisionarja për të drejtat e njeriut e Këshillit të Evropës, Dunja Mijatoviç, i ka cilësuar si tronditëse pamjet e ndërhyrjes së policisë franceze ndaj refugjatëve duke i nxjerrë ata 'me forcë' nga çadrat e tyre një natë më parë në qendër të kryeqytetit të Francës, Paris, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ajo tha se ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin ka kërkuar raport nga Njësia Kombëtare e Hetimit të Policisë (IGPN) lidhur me ndërhyrjen e policisë ndaj rreth 500 refugjatëve, shumica afganë të cilët kërkojnë të strehohen në çadrat në sheshin 'Republika' një prej shesheve historike të Francës.

Mijatoviç shtoi se ka shënuar që edhe Zyra e Ombudsmanit të Francës është përfshirë në ngjarje.

"Pamjet e ndërhyrjes së policisë nda refugjatëve në Paris janë tronditëse", tha Mijatoviç, duke vënë theksin se po ndjek nga afër zhvillimet lidhur me këtë ngjarje.

Ministri i Brendshëm francez, Darmanin në një deklaratë dje tha se "Njësisë Kombëtare të Hetimit të Policisë (IGPN) i kam dhënë afat 48 orë për të përcjellë mbrojtjen për deklarim publik dhe këtë do ta ndaj me opinion publik".

Gaz lotsjellës në mes të Parisit

Një natë më parë në Paris, policia ndërhyri me gaz lotsjellës duke larguar me forcë rreth 500 refugjatë shumica afganë nga çadrat që kishin ngritur në sheshin 'Republika'.

Ministria e Brendshme njoftoi nisjen e një hetimi pasi pamjet e policisë dhe xhandarmërisë që ushtruan dhunë edhe ndaj gazetarëve në shesh u bënë rend dite.

Edhe shumë gazetarë, aktivistë dhe politikanë shprehën mbështetjen e tyre për refugjatët dhe dënuan dhunën policore.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.