Gülşen Topçu
06 Gusht 2019•Përditësim: 07 Gusht 2019
HANI ES-SAIR
Katër palestinezë të cilët u plagosën rëndë në ndërhyrjet e forcave izraelite në demonstratën e vitit 2018 në Rripin e Gazës, këmbëngulin që të merren me sport për të ruajtur forcën dhe të jenë shembull për të tjerët.
Muhamed al-Ahras (32), Basim ed-Duhani (33), Muhamed Huseyin (21) dhe Hamis Fucu (35) humbën ekstremitetet e tyre në ndërhyrjen e forcave izraelite. Sot, të vendosur për të mos hequr dorë përballë sfidave të jetës, ata shpesh vizitojnë palestrën në Refah.
Katër palestinezë të cilët u plagosën rëndë në ndërhyrjet e forcave izraelite në demonstratën e vitit 2018 në Rripin e Gazës, këmbëngulin që të merren me sport për të ruajtur forcën dhe të jenë shembull për të tjerët. Muhamed al-Ahras (32), Basim ed-Duhani (33), Muhamed Huseyin (21) (foto) dhe Hamis Fucu (35) humbën ekstremitetet e tyre në ndërhyrjen e forcave izraelite. Sot, të vendosur për të mos hequr dorë përballë sfidave të jetës, ata shpesh vizitojnë palestrën në Refah. ( Abed Zagout - Anadolu Agency )
Basim ed-Duhani në ndërhyrjen e ushtarëve izraelitë më 29 qershor të vitit 2018 mbeti pa këmbën e tij të djathtë. Në një prononcim për Anadolu Agency (AA), ai tha se është e pamundur të vazhdohej jeta që kishte para se të plagosej.
Para se të qëllohej nga forcat izraelite, ai shkonte në palestër, por kur humbi këmbën, ai pushoi të merret me sport.
Ai vuri re që po fillonte të humbiste forcën, ndërsa u kthye në sport tre muaj më parë. Ai e mori këtë vendim në mënyrë që të mos dëmtojë shëndetin për shkak të lëvizjeve të zvogëluara.
"Meqenëse nuk kam një këmbë, nuk është aq e lehtë të bësh sport si më parë", tha Duhani duke thënë se është përqendruar më shumë në ushtrime për të forcuar muskujt e kraharorit de krahut.
Muhamed el-Ahras, para se të humbasë këmbën më 18 maj të vitti 2018, praktikoi sport për dy vjet.

“Pasi u plagosa, trupi filloi të dobësohej dhe njerëzit rreth meje filluan të më shikojnë si person me invaliditet. Dëshiroja ta ndryshoj këtë”, tha Ahras.
Ai shtoi se me nxitjen e një miku, iu kthye dashurisë së tij të vjetër - sportit.
"Unë dua të kapërcej vështirësitë që kanë personat me aftësi të kufizuara dhe të vazhdoj jetën që forcat izraelite dëshiruan të m'a ndalojnë me kufizimin e lëvizjeve të mia", tha Ahras.
Ai beson se sporti është një model që mund të përdoret nga njerëz që kanë humbur gjymtyrët dhe që kanë vështirësi në lëvizje.
Palestinezët e Rripit të Gazës nga 30 marsi i vitit 2018 përgjatë kufirit me Izraelin organizojnë demonstratat nën moton “Kthimi i Marshit të Madh”.
Forcat izraelite kundër banorëve civilë që kërkojnë kthimin në territoret nga të cilat janë dëbuar dhe heqjen e bllokafës ndaj Gazës së vendosur ne vitin 2006, përdorin municione.