Bota, Koronavirusi

Pakistani tejkalon Kinën në rastet e COVID-19

Në Pakistan, gjithsej 4.688 raste të reja u raportuan gjatë 24 orëve të fundit, rritja më e lartë ditore ndonjëherë, duke zënë vendin e 17-të për sa i përket rasteve me koronavirus

Ekip  | 04.06.2020 - Përdıtësım : 04.06.2020
Pakistani tejkalon Kinën në rastet e COVID-19

Karachi

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Pakistan sot ka tejkaluar Kinën duke arritur në 85.198, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Kina ka raportuar 82.933 raste dhe 4.638 vdekje që nga fillimi i shpërthimit dhjetorin e kaluar.

Në Pakistan, gjithsej 4.688 raste të reja u raportuan gjatë 24 orëve të fundit, rritja më e lartë ditore ndonjëherë, duke zënë vendin e 17-të për sa i përket rasteve të koronavirusit, tregojnë të dhënat.

Ndërkohë, 82 pacientë tjerë humbën jetën në të gjithë vendin për shkak të COVID-19, duke rritur numrin e vdekjeve nga pandemia në 1.770. Rreth 30.128 pacientë janë shëruar.

Sipas statistikave zyrtare, autoritetet deri më tani kanë kryer 615.511 teste në të gjithë vendin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın