Fahri Aksüt
30 Prill 2020•Përditësim: 30 Prill 2020
AZAZ/DEIR EZ-ZOR (AA) – Midis grupit terrorist DEASH dhe regjimit sirian të mbështetur nga grupe iraniane në rajonin e pasur me naftë Deir ez-Zor ka patur përleshje, bëjnë të ditur burime lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Elementet e regjimit të vendosur në rajon targetuan pozicionet e DEASH-it me artileri në rrethin Mayadin, në perëndim të Deir ez-Zor.
Grupi terrorist, i cili humbi pozicionet e tij në Raqqa dhe Deir ez-Zor në Siri, është shpërndarë në rajonin e shkretëtirës në lindje të Humusit dhe në perëndim të Deir ez-Zor.