Bota

Ortodoksët armenë festojnë Krishtlindjet në Betlehem

Të krishterët ortodoksë armenë, që përdorin kalendarin lindor për të përcaktuar datat e festave të tyre, festojnë Krishtlindjet më 18 janar

Mahmoud Barakat  | 18.01.2019 - Përdıtësım : 19.01.2019
Ortodoksët armenë festojnë Krishtlindjet në Betlehem

Bethlehem

BETHLEHEM (AA) - Komuniteti i Krishterë Ortodoks Armen i Palestinës kremtoi Krishtlindjet në qytetin historik të Betlehemit në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, raporton Anadolu Agency (AA).

Shumica e të krishterëve, duke përfshirë katolikët, shënojnë Krishtlindjet më 25 dhjetor, ndërkohë që shumë komunitete ortodokse lindore shënojnë festën më 7 janar.

Megjithatë, të krishterët ortodoksë armenë, që përdorin kalendarin lindor për të përcaktuar datat e festave të tyre, festojnë Krishtlindjet më 18 janar.

Nourhan Manougian, patriarku armen i Kudsit, u prit në Kishën e Lindjes në Betlehem për festimet e Krishtlindjeve, ku të pranishëm ishin dhjetëra bashkëfetarë.

Kisha historike e Lindjes në Bethlehem konsiderohet në masë të gjerë si vendlindja e Jezusit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.