Mahmoud Barakat
09 Maj 2019•Përditësim: 10 Maj 2019
Grupi terrorist YPG/PKK ka vrarë 7 civilë në provincën Deir Ez-Zor të Sirisë, bëjnë të ditur burimet lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Banorët e qytetit Al-Sheel të Deir Ez-Zorit organizuan demonstrata të mërkurën vonë kundër pranisë së vazhdueshme të YPG/PKK në rajon.
Demonstruesit akuzuan grupin terrorist për plaçkitje të burimeve të qytetit, përfshirë edhe naftën e saj, thanë burimet lokale.
Terroristët e YPG/PKK njoftohet se hapën zjarr mbi demonstrantët, duke vrarë gjashtë protestues.
Sot në mëngjes, një protestues tjetër u vra kur terroristët e YPG/PKK hapën zjarr në një demonstratë të ngjashme.
Tensionet në zonë u ngritën më tej, kur banorët e zemëruar reaguan ndaj agresionit duke ndezur selinë qendrore të grupit.
Që nga 25 prilli, demonstratat anti-YPG/PKK janë raportuar në periferinë lindore, veriore dhe perëndimore të Deir Ez-Zor.