Corey Blackman
30 Prill 2016•Përditësim: 30 Prill 2016
SANTIAGO (AA) – Opozita e Venezuelës ka mbledhur 1.1 milionë nënshkrime për një proces i cili mund të çojë në një votim kundër presidentit të vendit, Nicolas Maduro, raporton Anadolu Agency (AA).
Partitë opozitare të mbledhura në Tryezën për Unitet Demokratik (MUD) do të dorëzojë të hënën në Këshillin Kombëtar të Zgjedhjeve (CNE) nënshkrimet e mbledhura për votëbesim të presidentit, pasi javën e kaluar CNE-ja autorizoi grumbullimin e nënshkrimeve të një përqind të votuesve të regjistruar në mënyrë që brenda një afati 30 ditorë të mund të fillojë me procedurën e referendumit.
Komisionet zgjedhore do të kenë në dispozicion pesë ditë që të verifikojnë nënshkrimet, ku opozita do të ketë në dispozicion tre ditë që të grumbullojë nënshkrimet të 20 përqind të votuesve të regjistruar.
Për të shkarkuar Presidentin Maduro, kundërshtarëve do të ju nevojiten mbi 7. 5 milionë vota, aq sa kishte marrë presidenti në zgjedhjet të cilat u mbajtën pas vdekjes së Hugo Chavezit në vitin 2013.
Qeveria e Maduros po përballet me një ekonomi të përkeqësuar dhe krizë sociale. Në bazë të anketave të fundit, Maduro ka përkrahjen e 25 përqind të qytetarëve.