Ayşe Doğru
29 Mars 2018•Përditësim: 29 Mars 2018
VALENCIA (AA) – Të paktën 68 persona e kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit i cili shpërtheu në burgun brenda një stacioni policor në rajonin Carabobo në Venezuelë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Prokurori shtetëror, Tarek William Saab, konfirmoi se në zjarrin i cili shpërtheu në burg, jetën e kanë humbur të paktën 68 persona.
Zjarrit i kishte paraprirë një rebelim i personave të cilët po mbaheshin në burgun brenda stacionit policor dhe siç njoftohet, në mësin e të vdekurve janë edhe dy gra të cilat ishin dërguar në paraburgim natën e kobshme të zjarrit.
Stacioni policor ndodhet në qytetin Valencia, 160 kilometra nga kryeqyteti Caracas.
Aktualisht po kryhen hetime, në të cilat janë përfshirë katër prokurorë.
Burime lokale thonë se me gjasë, zjarri është shkaktuar nga ndezja e dyshekëve të krevatëve.