Bota

OKB: Sulmet e SHBA-ve shkaktuan viktima civile në Afganistan

Në raport thuhet se OKB ka verifikuar 39 viktima civile, në mesin e të cilëve 14 fëmijë dhe një grua, nga sulmet e shumta ajrore në më shumë se 60 vende të identifikuara nga forcat afgane dhe të SHBA-ve

Ekip  | 09.10.2019 - Përdıtësım : 09.10.2019
OKB: Sulmet e SHBA-ve shkaktuan viktima civile në Afganistan

Kabul

Raporti i veçantë i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) kritikon sulmet ajrore të SHBA-ve në fillim të këtij viti mbi fabrikat e dyshuara të drogës në Afganistan, duke theksuar se sulmet ishin të paligjshme dhe shkaktuan viktima të konsiderueshme civile, raporton Anadolu Agency (AA).

Raporti u publikua të mërkurën në Kabul dhe Gjenevë.

Në raport thuhet se OKB ka verifikuar 39 viktima civile, në mesin e të cilëve 14 fëmijë dhe një grua, nga sulmet e shumta ajrore në më shumë se 60 vende të identifikuara nga forcat afgane dhe të SHBA-ve si fabrika të prodhimit të drogës në Bakwa, të provincës perëndimore Farah dhe në qarkun fqinjë Delaram të provincës Nimroz.

Ushtria e SHBA-së kundërshton gjetjet e OKB-së, duke kritikuar metodat e verifikimit, si dhe duke mohuar se kishte civilë në mesin e të vrarëve. Por OKB thotë se kanë vizituar vendin me Komisionin afgan të Drejtave të Njeriut, duke vazhduar se ata gjithashtu janë duke kërkuar për 37 viktima të tjera të mundshme civile.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.