Mohamad Misto,Gülşen Topçu
23 Mars 2016•Përditësim: 23 Mars 2016
NEW YORK (AA) - Ndihmës zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Farhan Haq, ka pohuar se forcat e Asadit nuk kanë lejuar kalimin e ndihmave humanitare me produkte mjekësore, që ishin të destinuara për në rajonin Hula në veri të Humusit që ndodhet nën kontrollin e opozitarëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Haq në një konferencë për shtyp në New York u shpreh se: "Forcat e Asadit, nuk kanë lejuar kalimin e ndihmave humanitare me produkte mjekësore në rajonin Hula". Ai gjithashtu ka theksuar se këto pengesa do të shkaktojnë rritjen e humbjeve të civilëve.
Duke vënë në dukje se në autokolonën e ndihmave ndodheshin produkte ushqimore dhe higjienike të mjaftueshme për 50 mijë persona, Haq i ka bërë thirrje regjimit të Asadit që të lejojë "vazhdimisht dhe pa kushte" kalimin e të gjitha produkteve mjekësore.