Hatice Kesgin
11 Mars 2016•Përditësim: 12 Mars 2016
ANKARA (AA) - Vitin e kaluar në Iran janë ekzekutuar rreth 1.000 persona, thuhet në raportin e OKB-së të lëshuar të enjten, që tregon nivelin më të lartë në 20 vitet e fundit, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekzekutimet ndodhën përderisa Teherani ishte duke negociuar me fuqitë botërore rreth marrëveshjes së inspektimit bërthamor që do të tregojnë se Irani ka filluar të rehabilitojë veten në bashkësinë ndërkombëtare.
Raporti nga Ahmed Shaheed, raportuesi special i OKB-së për të drejtat e njeriut në Iran, tha se të paktën 966 u ekzekutuan në vitin 2015.
Ai vuri në dukje shqetësimet mbi ekzekutimin e të miturve dhe tha se 16 persona ishin ekzekutuar në mes të 2014 dhe 2015, numri më i madh në pesë vitet e fundit.