Betül Yürük
08 Korrik 2016•Përditësim: 08 Korrik 2016
VARSHAVË (AA) - Presidenti amerikan Barack Obama ka reaguar në lidhje me sulmin ku humbën jetën 5 policë gjatë ngjarjeve të zhvilluara në protestat në Dallas për vrasjen e 2 qytetarëve afro-amerikanë në rajonet të ndryshme të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
"Jemi të tmerruar nga këto sulme. Ne jemi në solidaritet me popullin dhe policinë në Dallas. Policia shprehet se janë disa të dyshuar, do të marrim më shumë informacion. Përgjegjësit e sulmit do të ndëshkohen dhe drejtësia do të vihet në vend", u shpreh Obama.