Ahmet Gençtürk
28 dhjetor 2020•Përditësim: 29 dhjetor 2020
Nënpresidenti i Brazilit, Hamilton Mourao, ka rezultuar pozitiv në koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate nga zyra e tij, 67-vjeçari Mourao u vendos nën karantinë në rezidencën e tij zyrtare, Jaburu Palace. Detajet e sakta shëndetësore nuk u bënë të ditura.
Brazili, me një popullsi prej mbi 212 milion, është vendi i tretë më i goditur nga koronavirusi pas SHBA-së dhe Indisë për sa i përket numrit të rasteve.
Rreth 7,5 milionë njerëz në vend janë infektuar me virusin, prej të cilëve më shumë se 191 mijë kanë humbur jetën, ndërsa mbi 6,6 milionë njerëz janë shëruar.