Mahmut Atanur
15 Tetor 2019•Përditësim: 16 Tetor 2019
Në Xhakartë të Indonezisë gjatë pesë ditëve të ardhshme ndalohen protestat e qytetarëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Gatot Eddy Pramono, kryeshef i policisë, deklaroi se protestat ndalohen për shkak të inaugurimit, që planifikohet më 20 tetor.
Prej sot, siç theksoi, nuk do të lejohen çfarë do aktivitetesh protestuese. Pramono theksoi se vendimi është marrë me qëllim të mbajtjes së sigurtë të inaugurimit të presidentit të sapozgjedhur.
Protestuesit, të cilët kërkojnë heqjen dorë të ndryshimeve të propozuara të Kodit penal dhe projektligjit për korrupison, protestojnë tashmë një muaj në qytete të ndryshme të vendit.
Gjatë protestës së studentëve, të mbajtura më 30 shtator, erdhi deri te përleshja në të cilën u lënduan 210 persona, ndërsa më shumë se 600 u arrestuan.
Joka Widodo-Ma'ruf në zgjedhjet e mbajtura nga mesi i muajit prill sërish u zgjodh për president të Indonezisë. Pas inaugurimit më 20 tetor, do të fillojë mandatin e tij të dytë presidencial.