Beyza Binnur Dönmez
15 Tetor 2019•Përditësim: 15 Tetor 2019
Senatori republikan Rand Paul tha se duhet të nisen hetime ndaj tre senatorëve demokratë për kërcënimet e mos dhënie të ndihmës Ukrainës, nëse prokurori i përgjithshëm i vendit nuk bashkëpunon me rastin Mueller, raporton Anadolu Agency (AA).
"E vetmja gjë që konsiston me të gjithë diskutimin e njerëzve që kërcënojnë Ukrainë me ndihma, është se shihet se të gjithë e kanë bërë atë, nga të dyja palët", tha Paul në një intervistë për Fox News.
"Joe Biden kërcënoi ndihmën dhe më pas tre senatorë i shkruan një letër qeverisë së Ukrainës, dhe ata i thanë nëse nuk vazhdoni të hetoni Trumpin dhe ndihmoni hetimin e (Robert) Muellerit, ne mund të tërheqim ndihmat", tha ai duke iu referuar hetimit në vazhdim për ndërhyrjen e pretenduar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale 2016 dhe fushatën e Presidentit Donald Trump.
"Demokratët kërcënojnë me ndërprerje të ndihmës Ukrainën dhe asgjë nuk u ndodh atyre. Tani ata duan të fajësojnë presidentin për këtë?" pyet Paul dhe shtoi: "Ne nuk mund të kemi dy standarde".
Të dielën, Paul hetimin për akuzat ndaj Trump i quajti "asgjë më shumë se një sulm partizan", dhe shtoi se çdo artikull i akuzës së miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve me shpejtësi do të votohen kundër nga Senati i kontrolluar nga Republikanët.
"Nëse doni të dënoni Trumpin, duhet të dënoni senatorët demokratë," tha ai, duke iu referuar senatorëve Robert Menendez, Dick Durbin dhe Patrick Leahy.
Trump aktualisht po përballet me një hetim zyrtar të fajësimit të Dhomës së Përfaqësuesve për pretendimet se ai përdori zyrën e tij për përfitime politike duke ushtruar presion ndaj liderëve të huaj për të hetuar rivalin e tij politik.
Hetimi ka të bëjë me telefonatën e 25 korrikut në të cilën Trump i bëri presion Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për të hetuar Joe Biden, dhe djalin e tij, Hunter për akuzat e korrupsionit.
Komentet e Paul erdhën në të njëjtën ditë kur Fiona Hill, një ish-eksperte e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, po dëshmonte para Kongresit pas dyerve të mbyllura.
Ajo është zyrtarja e parë e Shtëpisë së Bardhë që paraqitet si pjesë e hetimit të Dhomës së Përfaqësuesve lidhur me akuzat.