Hamdi Yıldız
24 Prill 2020•Përditësim: 25 Prill 2020
Në vendet arabe është duke u rritur numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) ndërsa po rritet edhe numri i rasteve me infektim, transmeton Anadolu Agency (AA).
Si pasojë e koronavirusit në Algjeri kanë vdekur 407 persona, 287 në Egjipt, 83 në Irak, 16 në Somali, 9 në Oman, 8 në Bahrein dhe 7 në Jordani.
Në Oman pozitiv ndaj koronavirusit janë 1.716 persona, 3.007 në Algjeri, 1.677 në Irak, 3.891 në Egjipt, 328 në Somali, 435 në Jordani, 2.217 në Bahrein dhe 918 në Tunizi.
Ministria e Shëndetësisë së Omanit theksoi se në 24 orët e fundit regjistroi një vdekje, duke e çuar totalin në 9.
Sipas Ministrisë algjeriane të Shëndetësisë, 5 të tjerë kanë vdekur në këtë vend, duke e çuar totalin në 407.
Si pasojë e koronavirusit në Irak kanë vdekur 83 persona, ndërsa në Egjipt me 11 viktimat e fundit numri i të vdekurve është rritur në 287.