Yusuf Hatip
14 Shkurt 2019•Përditësim: 14 Shkurt 2019
BRUKSEL (AA) – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se një nga temat prioritare në takimin e ministrave të mbrojtjes të NATO-s është misioni i Aleancës në Afganistan, raporton Anadolu Agency (AA).
Stoltenberg ka folur në ditën e dytë të takimit që mbahet në Bruksel.
Në sesion do të bisedohet edhe për misionet e NATO-s në Irak dhe në Kosovë.
“Një nga temat tona prioritare edhe më tej është misioni në Afganistan. Vazhdojmë mbështetjen në financimin dhe stërvitjen e forcave afgane”, tha Stoltenberg.
Në Afganistan gjenden më shumë se 16.000 ushtarë të NATO-s.