Handan Kazancı
09 Dhjetor 2016•Përditësim: 09 Dhjetor 2016
HALEP (AA) - Të paktën 46 civilë janë vrarë në sulmet e fundit të regjimit sirian në qytetin veriperëndimor sirian të Halepit, tha të enjten në mbrëmje për Anadolu Agency (AA) Nexhip Ansari nga Mbrojtja civile që vepron në qytet.
Ai shtoi se në sulme janë plagosur 230 persona dhe se helikopterët e ushtrisë siriane përdorën "bomba që përmbajnë gaz klorin".
Një numër i madh i njerëzve ndienin probleme shëndetësore për shkak të zgjerimit të gazit pas sulmit, tha Ansari.
Sipas të dhënave të mbrojtjes lokale civile nga mesi i nëntorit në sulmet e regjimit sirian në rajonet e Halepit, të cilat ishin nën kontrollin e opozitës, u vranë gjithsej 935 civilë.
Bombardimet detyruan spitalet dhe objektet tjera mjekësore në qytetin e shkatërruar të ndërpresin punën, ndërkohë që shumica e aktiviteteve shkollore janë ndalur plotësisht.