Ömer Tuğrul Çam
30 Shtator 2022•Përditësim: 01 Tetor 2022
Në stërvitjen e zhvilluar nga 17 vende anëtare të NATO-s në Letoni u testuan edhe sistemet raketore HIMARS të SHBA-së, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate nga NATO, në periudhën 17-30 shtator është mbajtur stërvitja "Silver Arrow" (Shigjeta e Argjendtë) ku morën pjesë 4.200 ushtarë nga 17 vende aleate.
Në stërvitje morën pjesë SHBA-ja, Britania e Madhe, Shqipëria, Kanadaja, Çekia, Danimarka, Franca, Gjermania, Hungaria, Italia, Letonia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Polonia, Sllovakia, Sllovenia dhe Spanja. Po ashtu në stërvitjen që mbahet çdo vit në mënyrë të planifikuar, mori pjesë edhe grupi luftarak shumëkombësh i NATO-s.
Në stërvitje u përdorën edhe raketat HIMARS M142 të SHBA-së për të paraqitur aftësitë e tyre të pozicionimit së shpejtë. Raketat amerikane u transportuan për stërvitjen e NATO-s me avionët transportues C-130 nga bazat ajrore në Riga dhe Liepaja. Gjatë stërvitjes raketat goditën objektivat që ndodheshin në zonën ekskluzive ekonomike të Letonisë në Detin Baltik.
Ushtria e SHBA-së theksohet se vendos rregullisht sistemet raketore HIMARS në rajonin e Baltikut për stërvitje me aleatët e NATO-s.
Gjithashtu është theksuar se Komanda e Operacioneve Speciale Evropiane e SHBA-së, ka mundësinë që brenda në kohe të shkurtët t‘i vendosë këto sisteme raketore në të gjithë Evropën.