Ekip
23 Gusht 2017•Përditësim: 23 Gusht 2017
XALAPA (AA) - Një gazetar meksikan është vrarë të martën në shtetin Veracruz, në pjesën verilindore të vendit në brigjet e Gjirit Meksikan, që është të paktën rasti i nëntë i vrasjes së gazetarëve që nga fillimi i vitit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Komisioni shtetërorë për mbrojtjen e gazetarëve ka dënuar vrasjen e gazetarit Candid Rios Vazquez, i cili është ekzekutuar së bashku me dy persona të tjerë. Rios ka punuar si korrespondent për gazetën "Diario de Acayucan".
Rios ishte regjistruar në mekanizmin e qeverisë federale për mbrojtjen e gazetarëve dhe punëtorëve për të drejtat e njeriut. Gazeta raportonte se një gazetar po merr kërcënime kohët e fundit.
Veracruz është një nga shtetet më të rrezikshme meksikane për gazetarët gjatë viteve të fundit.