Hakan Çopur
11 qershor 2017•Përditësim: 12 qershor 2017
WASHINGTON (AA) – Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-ve (Pentagon) njoftoi se në lindje të Afganistanit kanë humbur jetën tre ushtarë amerikanë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Pentagonit theksohet se në Achin, një ushtar afgan hapi zjarr ndaj ushtarëve amerikanë dhe tre ushtarë humbën jetën, ndërsa një është plagosur dhe gjendet në spital për trajtim.
Pentagoni ka filluar hetimet për ngjarjen, ndërsa identiteti i ushtarëve të vdekur do të publikohet së shpejti.