Riyaz Khaliq
18 Qershor 2020•Përditësim: 18 Qershor 2020
Mes shqetësimeve gjithnjë në rritje të mundësisë së valës së dytë të infeksioneve, rastet e reja të koronavirusit në Korenë e Jugut arritën shifrën më të lartë gjatë tre javëve të enjten, sipas mediave lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në vend u regjistruan 59 raste të tjera gjatë 24 orëve të fundit, shifra më e lartë që kur u raportuan 79 raste më 28 maj, raporton Agjencia e Lajmeve Yonhap.
Pjesa më e madhe, 51 prej tyre janë raste të transmetimit lokal dhe shumica u raportuan rreth kryeqytetit Seul.
Rastet e reja e rritën numrin e përgjithshëm të rasteve në Korenë e Jugut në 12.257, ndërsa me një vdekje tjetër numri i përgjithshëm u rrit në 280 vdekje, duke sjellë shkallën e vdekshmërisë në vend në 2.28 për qind.
Sipas shifrave të qeverisë, 10.800 pacientë janë shëruar në vend, ndërsa më shumë se 1.14 milion testime janë kryer që nga 3 janari.
“Është shumë e rëndësishme të përmbahen infeksionet e grupimeve sporadike. Nëse shpërthimi i virusit fillon përsëri, ne do të përballojmë COVID-19 në një mënyrë që minimizon pasojat e tij", theksoi Yoon Tae-ho, një zyrtar i lartë i shëndetësisë në Korenë e Jugut.
- Shteti australian në alarm
Australia regjistroi 21 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit, shumica e tyre në shtetin jugor të Victorias, raportoi ABC News.
Me 18 infeksione të reja të konfirmuara në shtet, Kryeministri i Victorias Daniel Andrews tha se rritja e rasteve ishte një rikujtim se "pandemia është shumë larg fundit të saj".
Një ditë më parë, Victoria regjistroi më shumë raste në një ditë më shumë sesa për një muaj, me 21 raste të regjistruara.
Andrews, megjithatë, tha se krahina do të vazhdojë me planet e saj për të lehtësuar më tej kufizimet e koronavirusit javën e ardhshme.
Rastet totale me COVID-19 në Australi tani arrijnë në 7.391, përfshirë 102 vdekje dhe 6.877 shërime.
Vendi ka bërë gati 1.91 milion testime që nga fundi i janarit.