Emre Aytekin
30 Dhjetor 2021•Përditësim: 30 Dhjetor 2021
Në Kinë gjatë 24 orëve të fundit janë zbuluar 156 raste me koronavirusin e ri (COVID-19) me origjinë vendore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë theksohet se 155 raste janë regjistruar në qytetin verior Xi An në provincën Shaanxi.
Një tjetër rast me origjinë vendore u raportua në qytetin Fangchenggang në rajonin Guangxi, në lindje të vendit.
Në 24 orët e fundit janë zbuluar 51 raste të infektimit nga jashtë, ndërsa nuk është shënuar asnjë vdekje.
Në qytetin Xi An, ku janë raportuar 155 raste të infektimit me koronavirus në 24 orët e fundit, janë ende në fuqi masat e orës policore dhe karantinës, të vendosura më 23 dhjetor.