Fuat Kabakçı
15 Dhjetor 2016•Përditësim: 16 Dhjetor 2016
PEKIN (AA) – Në pjesën veriore dhe qendrore të Kinës është shpallur mateoalarmi i kuq, niveli më i lartë i alarmit për shkak të regjistrimit të ndotjes më të lartë të ajrit e cila pritet në ditët e ardhshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Departamenti Meteorologjik i Kinës ka lëshuar alarmin e kuq për shkak të ndotjes së ajrit në kryeqytet, Pekin dhe në Tianjin, Hubei, Shandong, Hunan dhe Shanxi.
Alarmi gjashtë-ditore është lëshuar në 23 qytete kineze, dhe në fuqi hyn nesër. Meteoalarmi i kuq është niveli më i lartë i alarmit dhe parashikon mbylljen e detyrueshme të përkohshme të shkollave, duke pezulluar punët e ndërtimit dhe punët tjera, reduktimin e trafikut dhe qëndrimin e njerëzve jashtë.
Autoritetet kompetente kanë paralajmëruar qytetarët që sa më pak të qëndrojnë jashtë, kurse tymi i dendur ka reduktuar shikueshmërinë në rreth 50 metra, prandaj ka vështirësuar edhe trafikun në veri të Kinës.
Ndotja e ajrit është më e theksuar në Pekin, ku jetojnë rreth 21 milion njerëz, kurse meteorologët parashikojnë se ndotja në shtatë ditët e ardhshme do të jetë më e madhe në këtë kohë të vitit.
Proceset e urbanizimit të shpejtë dhe të industrializimit të vendit më të populluar si rezultat kanë rritjen ekonomike, si dhe ndotjen e ajrit. Nga 1.36 miliardë njerëz në Kinë çdo vit nga sëmundjet e shkaktuara nga ajri i ndotur vdesin mesatarisht 1.6 milionë njerëz.
Autoritetet kineze dy vjet më parë kanë filluar projekte të gjera në luftën kundër ndotjes së ajrit. Deri më tani janë mbyllur një numër i termocentraleve, minierave dhe disa degë tjera industriale të cilat ishin burimi më i madh i ndotjes. Megjithatë, efektet pozitive ende nuk janë të dukshme.