Almir Terzic
21 Mars 2022•Përditësim: 22 Mars 2022
Kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko paralajmëroi orë policore në kryeqytet nga ora 20:00 sot deri në orën 7 të mëngjesit të së mërkurës sipas kohës lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Dyqanet, farmacitë dhe pompat nuk do punojnë të martën.
“I bëj thirrje të gjithëve të qëndrojnë në shtëpi ose në strehimore kur bien sirenat”, tha Klitschko në llogarinë e tij në Telegram.