Onur Usta
31 Gusht 2016•Përditësim: 01 Shtator 2016
PARIS (AA) - Sindikatat në Francë më 15 shtator do të rifillojnë protestat e tyre për reformën ndaj kushteve të punës e cila edhe pse u kundërshtua fuqishëm hyri në fuqi, raporton ANadolu Agency (AA).
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve CGT, Philippe Martinez, në një deklaratë për mediat ka theksuar se protestat të cilat kanë vazhduar gjithë muajt e verës dhe të cilat janë ndërprerë në kohën e pushimeve do të nisin me raundin e 13-të të tyre më 15 shtator në Paris dhe në rreth 40 qytete të ndryshme.
Martinez vuri në dukje se synojnë të sjellin në vëmendje problemet sociale përpara zgjedhjeve presidenciale në vend. Ai ka theksuar se më 7 shtator do të organizohen mitingje nga ana e sindikatave CGT, FO dhe FSU në Paris, Nantes dhe Le Havre si një përgatitje për protestat.