Ekip
10 Qershor 2016•Përditësim: 11 Qershor 2016
BEJRUT (AA) – Nga Gjysmëhëna e Kuqe e Sirisë (SARC) theksojnë se kanë dërguar ndihma ushqimore për Daraya-n, për herë të parë që nga viti 2012 prej kur kjo zonë e Damaskut gjendet nën rrethim, raporton Anadolu Agency (AA).
SARC thekson se dërgimi i ndihmave ushqimore është bërë të enjten para mesnatës në koordinim me Kombet e Bashkuara në kryeqytetin sirian.
Në njoftimin, siç bëri të ditur SARC në profilin e tyre në Facebook, thuhet se përveç ushqimit janë dërguar edhe materiale mjekësore.