Bota

Në bregdetin verilindor të Brazilit derdhen mbi 100 tonë naftë

Ministri i Mjedisit i Brazilit, Ricardo Salles, njoftoi se autoritetet tashmë kanë marrë masa mbrojtëse për një muaj për të parandaluar ngordhjen peshqve dhe specieve tjera detare

Zehra Ulucak  | 08.10.2019 - Përdıtësım : 09.10.2019
Në bregdetin verilindor të Brazilit derdhen mbi 100 tonë naftë

Sao Paulo

Në bregdetin verilindor të Brazilit janë derdhur më shumë se 100 tonë naftë që kërcënon ekosistemin e plazheve në 42 qytete, raporton Anadolu Agency (AA). 

Ministri i Mjedisit i Brazilit, Ricardo Salles, njoftoi se autoritetet tashmë kanë marrë masa mbrojtëse për një muaj për të parandaluar ngordhjen peshqve dhe specieve tjera detare.

Nafta në det u zbulua pasi breshkat u gjetën të ngordhura, ndërsa notarët dhe peshkatarët u hoqën nga zona e kontaminuar.

Nafta është gjetur në 105 vende, ndërsa në rrjedhë është hetimi për shkaktarin e ndotjes.

Kompania braziliane e naftës Petrobras njoftoi se nuk bëhet fjalë për naftë nga objektet e saj.





Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın