Ekip
06 prill 2021•Përditësim: 06 prill 2021
Numri i të vdekurve nga përplasjet fisnore në Geneina, kryeqyteti i shtetit Darfuri Perëndimor, ka shkuar në 50, bëri të ditur Komiteti Qendror i Mjekëve Sudanezë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Komiteti në një deklaratë theksoi se 78 persona tjerë u plagosën, duke e çuar numrin e të plagosurve gjatë dhunës në 132.
Përplasja, e cila filloi të shtunën, është e fundit në ringjalljen e dhunës në rajonin Darfur që nga nënshkrimi i një marrëveshjeje paqeje në fund të vitit të kaluar dhe tërheqja e paqeruajtësve të OKB-së.