Murat Karadağ
01 Dhjetor 2017•Përditësim: 01 Dhjetor 2017
STAMBOLL (AA) - Një tërmet 6 ballë ka goditur rajonin Kirman i cili ndodhet në lindje të Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qendra e Studimit Gjeologjik Amerikan (USGS) ka njoftuar se epiqendra e tërmetit 6 ballë ka qenë 52 km në verilindje të rajonit Kirman në një thellësi 10 km.
Ndërsa agjencia zyrtare e lajmeve e Iranit, IRNA, ka njoftuar se tërmeti ishte 6.1 ballë, ku dhe ka bërë të ditur se tërmeti ka ndodhur këtë mëngjes.
Drejtuesi lokal në zonën Raver, Muhammed Rıza Mirsadıki në një deklaratë për agjencinë IRNA ka dhënë informacionin se nga tërmeti nuk ka viktima, por se janë shembur muret e shtëpive të vjetra dhe janë mbyllur rrugët e disa fshatrave.